Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul 3.38

Vali Konağı Cad. No: 74 D 3 Nişantaşı
Istanbul,
Turkey

About Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul

Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul is a well known place listed as Government Organization in Istanbul ,

Contact Details & Working Hours

Details

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll është themeluar me 15 Nëntor 2012 sipas dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Mbështetur në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, Ligjin për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike të Republikës së Kosovës, Konventat e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe Konsullore, dhe pashmangshëm legjislacionin e Republikës së Turqisë, ky mision konsullor është funksionalizuar tërësisht në Mars të vitit 2013.

Përveç përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës në rrethin e saj të juridiksionit i cili nuk kufizohet vetëm në Stamboll, Konsullata e Përgjithshme e RKS si një ndër prioritetet e saj ka mbrojtjen e interesave të shtetasve të Kosovës në këtë rreth.

Sipas legjislacionit në fuqi, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është përgjegjëse për:
1. Pranimin e kërkesave për fitim të shtetësisë së Kosovë;
2. Pranimin e kërkesave për letërnjoftim, pasaportë, fletëudhëtim emergjent;
3. Pranimin e kërkesave për regjistrim të lindjeve, martesave, ose vdekjeve të ndodhura në Republikën e Turqisë;
4. Pranimin e kërkesave për vërtetime të ndryshme.
5. Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
6. Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Turqisë;
7. Ofrimin e ndihmës për rikthimin e trupit te pajetë të shtetasve të Kosovës që kanë ndërruar jetë në Turqi dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Bazuar shumë në pozitën gjeografike të Komunës Metropolitane të Stambollit, dhe faktit se shumica e udhëtimeve ajrore për në Republikën e Kosovës tranzitojnë nga ky qytet, ky mision konsullor është përcaktuar nga MInistria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si pika më e përshtatshme për të instaluar dhe testuar me aplikime reale sistemin e Vizave të Republikës së Kosovës. Aktualisht, Konsullata e Pergjithshme është përgjegjëse për pranimin, përpunimin dhe lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit ndaj të cilëve regjimi i vizave hyrëse për në Republikën e Kosovës është i aplikueshëm.

OTHER PLACES NEAR CONSULATE GENERAL OF THE REPUBLIC OF KOSOVO IN ISTANBUL

Show more »